Infantino pohon: FIFA interesohet për Botërorin e Klubeve, jo për Superligën

Gianni Infantino përgënjeshtron lajmet e fundit se FIFA mbështet klubet për krijimin e një Superlige Evropiane duke nisur që nga viti 2024.

‘Si president i FIFA jam i interesuar për Botërorin e Klubeve dhe jo për Superligën-tha Infantino në një intervistë për të përditshmen në gjuhën gjermane Aarguer Zeitung-për mendimin tim nuk bëhet fjalë për Bayern kundër  Liverpoolit, por për Bayern kundër Boca Junior. Dua që klubet jashtë Evropës të kenë një shikueshmëri në nivel global në të ardhmen. Ky është vizioni im; të kemi 50 klube dhe 50 kombëtare që mund të bëhen kampionë bote’

Kupa e Botës për Klube me formatin me 24 skuadra do të zhvillohet për herë të parë në Kinë në vitin 2022.

Sfidanti.al