Infantino I shqetësuar: Në Itali, racizmi është I madh, nuk ka përmirësim

Fenomeni I racimit në stadiume është një prej problemeve më të mëdha me të cilin po përballet futbolli botëror. Në Itali duket se ky fenomen është më I dukshëm se në cdo vend tjetër, gjë që ka sjellë edhe një shqetësim të presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Xhani Infantino që foli për këtë cështje në një intervistë për televizionin Italian Rai2.

‘Racizmi luftohet me anë të edukimit, duke e dënuar, duke folur-tha Infantino në intervistën e tij-nuk mund të ketë racizëm në shoqëri dhe futboll. Në Itali situata nuk është përmirësuar, gjendja është e rëndë. Duhen identifikuar autorët dhe të përjashtohen nga stadiumet. Duhet  siguri në dënimet e tyre sin ë Angli. Nuk duhet patur frikë ndëshkimi I racistëve, duhet t’I luftojmë deri në fund’.

Sfidanti.al