Immobile, bomber I pandalshëm; barazohet rekordi I Angelillos

Ciro Immobile vijon në rrugën drejt rekordit të Gonzalo Higuain në Serie A. pas 25 javëve kampionat, sulmuesi I Lazios ka arritur në kuotën e 27 golave sezonale, një shifër e shkëlqyer kjo për Immobilen që barazoi rekordin e vendosur nga Antonio Angelillo në sezonin e largët 1958/1959, ndërkohë që iu largua Cristiano Ronaldos në krye të klasifikimit duke e cuar në 6 gola diferencën me portugezin, ndërkohë që I duhen edhe 9 gola për të barazuar rekordin e Higuain me 36 gola.

Një objektiv mëse I arritshëm ky për Ciro Immobile duke qenë se kanë mbetur edhe 13 ndeshje për t’u luajtur. Që nga momenti që u transferua në Romë, Ciro Immobile ka treguar se ka një lidhje të bukur me golin. Që nga sezoni 2016/17, sulmuesi ka shënuar 94 gola në Serie A me fanelën e Lazios, një shifër kjo ndër më të lartat për 5 kampionatet kryesore në Evropë. Të vetmit që e kalojnë Immobilen në këtë aspekt janë Lionel Messi me 125 gola dhe Robert Leëandoëski me 106

Sfidanti.al