Iker Casillas, dikur emblema e Realit , rinovon kontratën me Porton

Iker Casillas do të vazhdojë të jetë pjesë e Portos. Ish kapiteni i Realit të Madridit, dikur emblemë e kësaj skuadre, rinovoi kontratën me klubin portugez edhe për një sezon tjetër dhe këtë ai e bëri zyrtare nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter. ‘Jam shumë i kënaqur që do të luaj edhe për një sezon tjetër me Porton-shkruan në postimin e tij portieri 36 vjeçar-mezi po pres që të përballem me sfidat e reja’. Iker Casillas i bashkua me Porton në verën e vitit 2015 duke nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me opsion për një të tretë.

Sigurisht çështja e aplikimit të këtij opsioni u diskuatua mes  palëve dhe gjithçka lidhej me aspektin financiar për t’u mbyllur me firmën në kontratën e re. Casillas në këto 2 sezone me Porton ka zhvilluar 65 ndeshje dhe skuadra e tij është renditur fillimisht në vendin e tretë dhe më pas në të dytin, ndërkohë që kampione në të 2 rastet u shpall Benfica.

sfidanti.al