Ideja e FIFA: Kampionatet, në vit kalendarik

‘Ideja për të zhvilluar kampionatet në vit kalendarik, nuk është për t’u përjashtuar, mund të jetë zgjidhjia duke parë edhe botërorin e Katarit që do të jetë në dimër-ai që e hodhi këtë teori ishte zv/presidenti I FIFA, Victor Montagliani në një intervistë për Radio Sportiva teksa përmendi edhe mundësinë e reformimit të futbollit

‘Ekziston mundësia e reformimit të futbollit, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën, për t’i përmirësuar gjërat në aspektin e datave-vijoi Montagliani-është një diskutim që duhet bërë me konfederatat dhe federatata. E kemi këtë mundësi, sepse Botërori i Katarit të vitit 2022 do të luhet në nëntor-dhjetor dhe ky opsion mund të jetë një lloj zgjidhje. Në kontinentet amerikane, luhet duke ndjekur kalendarin normal dhe ndoshta kjo zgjidhje mund të jetë e vlefshme edhe për Evropën dhe Afrikën’.

Sfidanti,al