Icardi-Juventus ja ku jemi sërish; Paratici rinis sulmin për argjentinasin

Juventusi e sidomos Fabio Paratici nuk e kanë harruar Mauro Icardi, përkundrazi. Në javët e fundit në ambientet bardhezi, kjo edhe për shkak të problemeve më të fundit, goli I fundit I Higuain mban datën 6 janar, ka rinisur puna për të sjellë në Torino ish kapitenin e Interit, për të rihapur një pistë që u duk e mbyllur gjatë verës falë edhe kundërsulmit të Marotës. Administratori I Deleguar I Interit për t’u cliruar nga pakti I Ibizës mes Ëanda Narës dhe Paratici, me një kundërsulm arriti të japë Icardin me huazim te Paris Saint Germaini

Ndoshta është pikërisht Juventusi, pas formës jo shumë të mirë të shfaqur nga Icardi që në 6 ndeshjet e fundit ka shënuar 1 gol, me bardhezinjtë që po tentojnë ta rikthejnë atë në Itali. Paris Saint Germaini në këtë moment nuk është më I bindur për blerjen e kartonit të argjentinasit prej 70 milionë Euro, edhe pse Leonardo para pak kohësh foli mirë për Icardin

Raportet e vështira me Neymar dhe yjet e tjera të Paris Saint Germainit duket se kanë rritur nostalgjinë e argjentinasit për Italinë dhe Juventus në mënyrën më sekrete të mundshme po kërkon të bindë Paris Saint Germainin që të blejnë kartonin e argjentinasit për ta kaluar më pas të bardhezinjtë që do të përfshijnë në tratativa edhe Miralem Pjanic që ishte objektiv I francezëve edhe në muajt e verës

Vendi që mendohet se do të lërë bosh Pjanic ndoshta mund të plotësohet nga Jorginho te cilin Sarri po e kërkon në mënyrë që të ringjallë lojën e Juventusit

Sfidanti.al