Ibrahimoviçi zgjedh trajnerin e zemrës, por s’qënka Murinjo!

Shumëkush konsideron se Zllatan Ibrahimoviçi e Zhoze Murinnjo janë miq të mëdhenj dhe kjo është arsyeja se përse, sa herë që sulmuesin suedez e pyesnin se kush është trajneri i tij më i mirë, ai e drejtonte gishtin nga trajneri portugez. Por, tani përgjigja që ai dha ndaj kësaj pyetjeje, i habiti të gjithë. Për Ibrën, trajneri i tij më i mirë është Fabio Kapelo që e ka stërvitur futbollistin suedez gjatë viteve 2004-2006.
“Trajneri i im më i mirë ka qenë Fabio Kapelo. Ai ma thoshte copë në fytyrë: ‘Nëse nuk do të bësh gola, do të përfundosh te shkallët e tribunës’. Dhe mua më pëlqen, kur gjërat m’i thonë copë dhe drejt. Nuk dua që dikush të më thotë se unë jam më i miri, se unë jam një futbollist i shkëlqyer. Nuk dua që mua të më thonë gjëra që unë i di vetë. Unë dua atë dikë që të ma ndezë zjarrin nga brenda meje”, vuri në dukje Zllatani 37-vjeçar.
Nën drejtimin e Kapelos, Ibra la shënuar 26 gola në 92 ndeshje dhe më vonë kaloi tek Interi.
Sfidanti.al