Ibrahimovic rihap merkaton: Kam kontratë deri në fund të vitit, më pas do të shohim

Zlatan Ibrahimovic rikthehet të flasë nga SHBA. Sulmuesi suedez është drejt mbylljes së kontratës me skuadrën e Major League Soccer, LA Galaxy dhe emri I tij së fundmi është lidhur me ata të klubeve italiane si Inter apo Fiorentina. Futbollisti 38 vjecar në kuadër të këtyre zërave vendosi të flasë për merkaton e transferimeve pa dalë aspak nga natyra e tij.

‘Kam një kontratë me LA Galaxy deri në 31 dhjetor besoj, deri në atë moment nuk mendoj për asgjë, respektoj kontratën time-tha Ibrahimovic-po u largova që këtu, do të keni më pak histori për të shkruar, po qëndrova do të keni se cfarë të shkruani. Të shohim se cfarë do të ndodhë. Unë jam ai që jam. Të jesh I famshëm nuk është dicka që mund ta zgjedhësh. Mendoj se është dicka natyrale, nëse je I zoti në atë që bën, njerëzit e blejnë fanelën tënde u pëlqen atyre apo jo. Sikur të kisha 50% të të ardhurave’.

Sfidanti.al