Ibrahimovic, njoftim në rrjetet sociale, postimi I tij trondit merkaton

Merkatoja tronditet nga nje postim surprizë I Zlatan Ibrahimovic, e ardhmja e të cilit bëhet gjithnjë e më misterioze. Që nga moment që sulmuesi zyrtarizoi largimin nga Los Angeles Galaxy, emri I tij është shkruar në listën e dëshirave të disa prej klubeve evropiane si Milan, Bolonja apo Napoli. Por protagonist I madh I sesionit të merkatos dimërore I befasoi të gjithë teksa në profilin e tij në rrjetet sociale postoi imazhin e fanelës së skuadrës  Hammarby me mbiemrin e tij të stampuar në të

Vetëm në pak minuta, postimi I tij ‘cmendi’ internetit dhe tifozët e skuadrës nga Stokholmi në këtë pikë filluan të ëndërrojnë. E megjithatë dyshimet mbeten; bëhet vërtet fjalë për skuadrën e ardhshme të Ibrahimovic apo është vetëm një strategji publicitare?.

Ka nga ata që thonë se Hammarby mund të jetë skuadra e një prej fëmijve të tij, ndërsa dikush tjetër e shfrenon akoma më shumë fantazinë teksa thekson se Ibrahimovic dëshiron të blejë këtë klub. Sigurisht do të jetë koha ajo që do të japë një përgjigje  për këtë gjetje të Ibrahimovic që edhe këtë radhë arriti të surprizojë të gjithë

Ndërkaq, vetë klubi Hammarby pas postimit të Ibrahimovic komentoi gjithcka nëpërmjet shefit të Departamentit të Komunikacionit, Love Gustafsson. ‘Është e habitshme, por për momentin nuk ka komente zyrtare-tha Gustafson për median suedeze-gjatë kësaj jave do të bëjmë disa komunikime zyrtare, por për momentin nuk kemi asgjë për të thënë’.

Ndërkaq, sipas një të përditshmeje tjetër, ‘Expressen’, Drejtori Sportiv dhe Shefi Ekzekutiv I klubit këto ditë ndodhen në Los Angeles, qyteti ku jeton ende ish sulmuesi I Juventusit, Interit e Milanit

Sfidanti.al