Ibrahimoviç – Mesi, ja pse suedezi nuk bëri histori tek Barcelona

Në Paris e konsideronte veten një symbol më të rëndësishëm edhe se Kulla Eifel, ndërsa pas transferimit në Mançester ka nxituar të deklarojë, se do të jetë pikërisht ai që do të ndryshojë historinë e Anglisë. Por në fushën e futbollit, Ibrahimoviç ka humbur një duel të madh. Ish Drejtori Sportiv i Barcelonës, Marc Ingla, ka treguar se përse sulmuesi suedez  u largua pas vetëm një edicioni nga skuadra katalanase.

Sipas tij, Ibrahimoviç i merrte shumë hapësirë Leo Mesit, duke ndikuar negativisht në lojën e skuadrës. “Ibrahimovic ishte shumë statik dhe Mesi kishte nevojë për më tepër hapësirë. Ai merrte shumë prej saj”, tha Ingla, duke bërë të qartë se e pengonte futbollistin më të rëndësishëm të ekipit, por edhe vetë nuk ishte efikas.