Ibrahimovic largohet nga MLS? Etapa e fundit e karrieres, Malmo

Zlatan Ibrahimovic mund të vendosë të largohet nga kampionati amerikan i futbollit pas vetëm 1 viti dhe të mbyllë karrierën atje dhe ku e nisi atë; te malmo. kjo e fundit i ka bërë një propozim sulmuesit suedez dhe ky i fundit i ka dhënë një përgjigje që e lë krejtësisht të hapur mundësinë e këtij transferimi.

‘Është e vërtetë, kam marrë një ofertë nga Malmo-tha Ibrahimovic-sigurisht nuk ia mbyll dyert, nuk kam fituar asnjë titull kampion në Suedi, është një trofe që mungon në palmaresin tim. Gjithsesi nuk është momenti për të folur. Është një temë që do ta diskutoj me klubin, varet se cfarë kërkojnë’

Zlatan Ibrahimovic ka qenë në radhët e Malmos në periudhën 1999-2001 kur ka luajtur 46 ndeshje duke shënuar 17 gola, por pa mundur të fitojë asnjë trofe. Tani duket se për Ibrakadabrën ka ardhur koha për t’u kthyer në vendin e tij për një sfidë të fundit të madhe; të fitojë Allsvenskan me fanelën e skuadrës së tij.

sfidanti.al