Ibrahimovic largohet nga LA Galaxy sipas mënyrës së tij

Zlatan Ibrahimovic është unik në llojin e tij edhe kur duhet t’I japë lamtumirën një skuadre. Sulmuesi suedez, që tashmë është në moshën 38 vjecare e tregoi këtë edhe me LA galaxy teksa postoi një rrjetet sociale një foto të tij të shoqëruar me një frazë të njohur që I bashkangjitet stilit të të folurit të Ibrahimovic

‘Erdha, pashë, fitova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihesha gjallë edhe njëherë-shkruante Ibrahimovic në postimin e tij-për tifozët; donit Zlatanin, jua dhashë. Asgjë. Historia vazhdon, tani mund të ktheheni të shihni bejzboll.

Kontrata e Ibrahimovic me Los Angeles Galaxy skadon në 31 dhjetor dhe suedezi mund të kthehet në Evropë, ndoshta sërish te Milani në Serinë A duke qenë së së fundmi është folur shpesh për interesimin e kuqezinjve për të

Sfidanti.al