Ibrahimovic gëzon Milanin: I shëruar! Karantina mbaroi

Zlatan Ibrahimovic është shëruar nga coronavirusi më në fund. Sulmuesi suedez konfirmoi gjithcka nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter në gjuhën italiane. ‘I shëruar! Autoritetet shëndetësore të lajmëruara, karantinimi mbaroi-shkruante Ibrahimovic në postimin e tij që e vijoi mesazhin e tij me dy hashtagë të stilit të tij: #fuckcovid19 e #godiscomingforyou.

Ndërkaq, pak minuta më vonë erdhi edhe konfirmimi zyrtar nga ana e Milanit që do të thotë se kuqezinjtë do ta kenë suedezin në dispozicion për derbin e  Madoninës ndaj Interit në 17 tetor.

‘Milan komunikon se Zlatan Ibrahimovic rezultoi negativ në 2 teste me tamponë radhazi. ATS e mësoi për shërimin e tij dhe konfirmoi përfundimin e periudhës së karantinimit për të-theksohet në komunikatën e Milanit.

Sfidanti.al