Ibrahimovic dhe Rebic shpartallojnë Crotonen 4-0; Milan rimerr kreun e Serie A

Milani iu përgjigj fitoreve të Interit e Juventusit dhe i risheh këto skuadra nga lart-poshtë duke qenë se rimori kreun e kampionatit italian të futbollit. Kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli shpartalluan Crotonen këtë të shtunë me rezultatin 4-0. Një fitore e lehtë ajo e Milanit që mori 3 pikë të tjera në garën e tij për titullin kampion në Serinë A. Rezultati u zhbllokua në minutën e 30 me golin e Zlatan Ibrahimovic dhe në pushimin e ndeshjes, Milani shkoi meavantazhin 1-0.

Në pjesën e dytë, suedezi shënoi sëris duke e cuar rezultatin në 2-0. Pas kësaj në skenë doli binomi Calhanoglu-Rebic. Mesfushori turk që u rikthye në fushën e lojës pasi kaloi Covid-19 dhuroi dy assist për kroatin që I dërgoi në rrjetën e portës së Crotones për të fiksuar fitoren 4-0 të Milanit që është sërish 2 pikë përpara Interit në vendin e dytë

Sfidanti.al