Ibrahimovic bën misteriozin: Shumë shpejt në Itali, te një skuadër që duhet të fitojë

‘Do të vij shumë shpejt në Itali te një skuadër që duhet të fitojë sërish-ky është mesazhi I dhënë nga Zlatan Ibrahimovic për tifozët italianë nëpërmjet një interviste të dhënë për revistën GQ. Tani lind pyetja, për cilët tifozë konkretisht ishte mesazhi I suedezit?  Gjithcka të bën të mendosh se kjo deklaratë e 38 vjecarit ishte pikërisht për tifozët e Milanit, megjithatë është mirë që të pritet deri në fund, sepse mesazhi mund të jetë edhe për tifozët e Interit.

‘Do të shkoj te një skuadër që duhet te fitojë përsëri, që duhet të rinovojë historinë e saj që është në kërkim të një sfide kundër të gjithëve-tha Ibrahimovic-vetëm kështu do të mund të gjej stimujt e nevojshëm për t’ju befasuar akoma. Si futbollist nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e një skuadre, ka shumë faktorë të tjerë që duhet të rakordojnë. Edhe në interesin e familjes sime. Do të shihemi shumë shpejt në Itali’.

Në intervistën e tij, Ibrahimovic nuk harroi të vlerësojë eksperiencën e përjetuar në Major League Soccer me LA Galaxy

‘Jam shumë I kënaqur që e përjetova këtë eksperiencë në Los Angeles, kjo edhe për faktin se pas dëmtimit, ishin të shumtë ata që thonin se nuk do të isha më në gjendje për të luajtur-tha Ibrahimovic-në fakt unë tregova se mund të bëj ende diferencën në fushë’.

Sfidanti.al