Ibra, Van der Vart, Litmanen, Shnajder… Ajaksi i fundit “ i bukur”

Me siguri që nuk ekziston asnjë tifoz asnjanës futbolli që të mos jetë entuziazmuar nga loja e shkëlqyer e futbollistëve te Ajakst të Amsterdamit që e “zhyti” në turp (1-4) Realin, klubin legjendar spanjoll, mu në mes të Madridit, pikërisht në stadiumin legjendar “Bernabe”, duke e eliminuar atë që në 1/8-tën e finaleve të Ligës së Kampioneve (LK).
Ky, në fakt, ishte suksesi më i madh i Ajaksit në skenën evropiane mbas më shumë se 15 viteve. Ajaksi, për herë të fundit, është gjendur midis tetë ekipeve më të mirë të LK-së para 16 vitesh, më saktë në sezonin 2002/03, duke kapërcyer Arsenalin, Valensian e Romën dhe duke kaluar edhe fazën e grupeve, por më pas u përplas me Milanin që me golin e Filipo Inzagit në min. e 92-të u kualifikua për më tej.
Brezi i atëhershëm i Ajaksit ka lënë gjurmë të thella në futbollin evropian, duke qenë se ai kishte në përbërje të vet mjeshtra me të vërtetë të mëdhenj të futbollit: Zllatan Ibrahimoviç, Kivu, Van der Mejde, Pienar, Hejtinga, Maksuell, Litmanen, Jakubu, Van der Vart, De Jong, Snajder, Stekelenburg, si edhe trajneri Ronald Koman.
Ç’është e vërteta edhe Ajaksi i sotëm i ngjan shumë atij të para 16 viteve dhe në përbërje të vetë ka futbollistë të tillë me përvojë, si Huntelar, Shëne dhe Tadiç, por edhe “perla” të reja si De Jong, Nerez, Taljafiko, De Liht…
Sfidanti.al