Ibra shpjegon raportin me Murinjon: Me pelqen, eshte ‘Special One’.

Zlatan Ibrahimovic tashme eshte pjese e Los Anxheles Galaksi ne MLS, por perpara se ai te transferohej pertej Atlantikut, u vu ne qender te zerave per raporte jo te mira me trajnerin Murinjo. Zera keto qe sulmuesi suedez i pergenjeshtroi ne menyre kategorike.

‘Murinjo me tha se i vetmi problem qe kishte me mua ishte se nuk e dinte kur te me linte pushim-tha Ibrahimovic-Me pelqen Murinjo. Eshte Special One. I pelqen te fitoje. Kudo ku ka shkuar ka dale i fituar. Me beri te ndihem komod dhe me dha pergjegjesi’.

Me pas Zlatan Ibrahimovic uroi qe Mançester Junajtid te arrije te fitoje FA Cup, i vetmi kompeticion per te cilin skuadra e Djajve te Kuq eshte ne gare.

‘Po ecin mjaft mire, shpresoj te fitojne Kupen e Anglise-tha Zlatan Ibrahimovic.

Sfidanti.al