Ibra refuzon 140 milionë euro nga Kina, për Junajtidin!

Do të vazhdojë edhe sezonin tjetër në “Old Traford”. Mediat britanike janë të sigurta për të ardhmen e Zllatan Ibrahimoviçit. Sulmuesi veteran suedez është tepër i kërkuar nga Kina, dhe besohet se i janë ofruar 140 milionë euro që të pranojë të largohet nga Europa. Lajmet janë që qeveria kineze e kërkon suedezin në vendin e saj për të rritur imazhin e kampionatit dhe se oferta është për 140 milionë euro për dy vjet. Për momentin, as nuk mund të bëhet fjalë. Ibra, ashtu si Mesi apo Ronaldo, nuk dëshiron të shkojë në Lindjen e Largme, qoftë edhe për një sasi parash që nuk është parë as në ëndërr. Ai do të zgjasë edhe me një vit kontratën me Mançester Junajtidin, për të ndihmuar veten dhe Zhoze Murinjon për të tjerë trofe të mëdhenj.