Ibra, mesazh Milanit: Bonaventura është nr.1

Imazhi i Giacomo Bonaventura i vetëm në qendër të fushës së San Siros me lot në sy për lamtumirën nga Milani bëri xhiron e Italisë dhe të botës. Pas 6 sezonesh mesfushori italian largohet nga kuqezinjtë pasi i skadoi kontrata duke lënë një vend bosh në zemrën e tifozëve të Milanit dhe jo vetëm. Zlatan Ibrahimovic që është në bisedime për rinovimin i dha një mesazh të qartë klubit milanez në Instagram me postimin e tij në Story ku shkruhej: ‘Bonaventura, nr.1. Qetësi’.

Një mesazh ky i suedezit që lë vend për disa interpretime që nga vlerësimi i thjeshtë i një shoku të skuadrës deri të kushti ndoshta për të firmosur akordin e ri  duke qenë se të dy lojtarët kanë të njëjtin agjent, Mino Raiola. Koha do të zbulojë domëthënien e fjalës ‘qetësi’, por për momentin mbetet kurorëzimi si nr.1 i Ibrahimovic dhe një mesazh të qartë Milanit apo kujtdo qoftë që është i interesuar për Bonaventurën, një lojtar cilësor me parametra zero

Sfidanti.al