Ia plas Federata gjermane: Penalltia ishte “dhuratë” për Bajernin!

Bajerni i Mynihut fitoi 3-2 kundër Verder Bremenit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ndërkohë që goli vendimtar u shënua me 11-metërsh nga Robert Levandovski.
Vendimi i gjyqtarit për të dhënë penallti për ekipin vizitor (Bajernin) ngjalli shumë polemika dhe diskutime në Gjermani, ndërkohë që shumë tifozë thonë se penalltia ishte e paqenë.
Qëndrimin e vet, sa i përket dhënies së penalltisë në atë ndeshje, e mbajti edhe federata gjermane e futbollit që konsideron se nuk kishte penallti për Bajernin:
“Ne presim që sistemi VAR të ndihmojë sa i përket përcaktimit, nëse ndonjë faull bëhet brenda ose jashtë zonës së rreptësisë dhe nëse vendimi i gjyqtarit është i drejtë ose i gabuar. Por, për fat të keq, në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës, në min. e 78-të komunikimi mes gjyqtarit dhe dhomës VAR nuk funksionoi mirë dhe ne konsiderojmë se vendimi që u mor, ishte i gabuar”.
Sfidanti.al