I zakonshmi Klopp: Nuk e di rolin e Murinjos si lojtar, të kërkojmë në Google

Jurgen Klopp dhe Zhoze Murinjo u vunë përballë njëri-tjetrit këtë të shtunë teksa Liverpuli I tij u përball me Totenhemin. Por përpara kësaj sfide, trajneri gjerman I The Reds nuk harroi të bëjë ato batutat e tij të zakonshme teksa thumboi trajnerin portugez për karrierën e tij si futbollist duke u bërë protagonist në konferencën për shtyp

Klopp gjatë kësaj konference u pyet se cili mes tij dhe Murinjos ka qenë futbollist më I mirë, dhe gjermani u përgjigj: ‘Nuk e di, ku luante Zhoze? Ishte portier? Ndonjë nga ju, e di në cfarë pozicioni ka qenë në fushën e lojës? Ju lutem të kërkojmë në Google’

Dhe përgjigjja ishte e menjëhershme ‘mesfushor’, një përgjigje që solli edhe reagimin e Klop që kërkoi ndjesë. ‘Më fal, Zhoze!’.

Sfidanti.al