I perjetshmi Ibra: Jam si Benjamin Button, nuk plakem kurre

Zlatan Ibrahimovic rezultoi serish vendimtar per Milanin. Tre nga 4 golat e kuqezinjve ne ndeshjen me Sampdorian kane firmen e tij me dopieten e tij te golave dhe assistit per Calhanoglu dhe ne fund te ndeshjes suedezi nuk e fshehu entuziazmin.

‘Jam si vera? Si Benjamin Button, gjithnje kam qene shume i ri, asnjehere plak-tha Ibrahimovic duke iu referuar personazhit te interpretuar nga aktori Brad Pitt.

Zlatan Ibrahimovic foli edhe per rinovimin e kontrates te trajnerit Pioli duke mos e fshehur kenaqesine e tij.

‘Beri nje pune fantastike, pa e ditur sesi do te jete e ardhmja e tij-vijoi Ibrahimovic-skuadra beson tek ai. E respektoj’.

Sfidanti.al