Humbja e Maradonës, Pele: Bota humbi një legjendë, unë një mik

Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradonës tronditi të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm. Mes mijërave mesazheve të ngrohta të ngushëllimit për El Pibe De Oro është edhe ai i një legjende tjetër, brazilianit Pele, që bashkë me Maradonën janë bërë protagonistë të një rivaliteti të përjetshëm për fronin e futbollistit më të mirë të historisë.

‘Unë humbas një mik, ndërsa bota humbet një legjendë-shkruante Pele në profilin e tij në Instagram-një ditë shpresoj që të mund të luajmë së bashku në qiell’.

Sfidanti.al