Huliganizmi u kushton; Mamajev e Kokorin dënohen me burg

Pavel Mamajev dhe Aleksandër Kokorin u shfaqën në sallën e gjyqit në një Gjykatë të Moskës ku mësuan edhe dënimin e tyre; 1 vit e 6 muaj burg. Dy futbollistët rusë u shpallën fajtorë për huliganizëm dhe kështu që do të kalojnë edhe disa kohë prapa hekurave më qelitë e burgut. Së bashku ne dy futbollistët u dënuan edhe dy persona të tjerë që kanë qenë me lojtarët kur ndodhën ngjarjet dhe mes tyre ishte edhe vëllai i Kokorin.

Si Mamajev ashtu edhe Kokorin tashmë kanë kryer 7 muaj burg në qelitë e paraburgimit dhe kjo do të llogaritet në dënimin e tyre dhe do të thotë se futbollistët do të kryejnë në burg pjesën e mbetur të këtij dënimi. Ndërkaq, avokatja e Kokorin, Tatjana Stukalova ka bërë të ditur se brenda 10 ditëve do të apelojë vendimin e Gjykatës pasi është marrë vetëm duke u bazuar te dëshmia e viktimave.

Mamajev e Kokorin që kanë qenë pjesë Krasnodarit e Zenitit në tetor të 2018, sulmuan 2 zyrtarë kur ishin në gjendje të dehur, madje njërin prej tyre, Denis Pak e goditën me karrige. Por nuk e lanë me kaq, më pas ata sulmuan edhe shoferin e një prezantuesi televiziv teksa ishte në pritje në parking.

sfidanti.al