Holanda I thotë ‘jo’ racizmit; futbolli ndalet 1 minutë

Futbolli holandez vendos të rebelohet pas fyerjeve raciste ndaj futbollistit të Ekselsiorit Ahmad Mendes Moreira findjavën e kaluar. Sipas asaj që publikohet te e pëtrditshmja  ‘Algemeen Dagblad’, ne ndeshjet e kësaj fundjave në Eredivisie dhe të Divizionit të dytë të kampionatit holandez të gjithë futbollistët do të rrinë të ndalur në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa në ekranet e impiantit do të shfaqet mesazhi: ‘Racizëm? Dhe atëherë ne nuk luajmë’

Pas gjestit shumë domëthënës kundër racizmit të De Jong dhe Vajnaldum, në Holandë vjen edhe kjo nismë e re si solidariteti ndaj moreira, së cilës I bashkohet edhe ajo e marrë nga vetë klubi I Ekselsiorit. Ky I fundit për ndeshjen me Volendam iu kërkoi tifozëve të tij që në minutën e 18 të valëvisin fanelën e futbollistit, një  ‘karton I kuq’ ky ndaj fenomenit të racizmit

Sfidanti.al