Hieron e dogjën, as trajner i përfaqësueses, as drejtor sportiv !

Fernando Hieros që papritur u caktua trajner i përfaqësueses së Spanjës në prag të kampionatit botëror të Rusisë, i kushtoi shtrenjtë eliminimi para kohe i Spanjës dhe, sipas informacioneve të publikuara, ai është larguar tanimë jo vetëm nga kombëtarja spanjolle, por edhe nga funksioni i drejtorit sportiv në federatën spanjolle që ai mbante më parë.
Siç dihet, Hiero u vendos në krye të përfaqësueses spanjolle para fillimit të këtij Botërori, mbas shkarkimit të trajnerit të deriatëhershëm të Spanjës, Hulen Lopetegi, që nuk e informoi federatën se ai kishte zhvilluar bisedime me Realin e Madrdit, madje, kishte nënshkruar edhe kontratë me të. Hiero, më parë, ka qenë drejtor sportiv në federatën spanjolle, kurse tani, sikurse thuhet, ai u largua edhe nga ky post. Spanja, në një të tetën e finaleve të Botërorit, u eliminua nga Rusia mbas gjuajtjes së serisë se penalltive.
Sfidanti.al