Hazari mrekullon me Rusinë, por zbulon yllin që do ngjitet…

Belgjika e justifikoi rolin e favoritit, duke mundur 3-1 Rusinë në ndeshjen kualifikuese të Evropianit-2020. Eden Hazari edhe një herë tjetër ishte më i miri në fushë, duke shënuar dy gola, por futbollisti më i mirë belg bëri një kompliment të madh në adresë të bashkëlojtarit të tij të ri, Juru Tilemans, që shënoi golin e parë për përfaqësuesen belge:
“Sigurisht që ne i gëzohemi kësaj fitoreje, ku unë munda të shënoj dy gola. Gjithçka kaloi ashtu si duhet. Mbas ndeshjes së fundit me Zvicrën (Belgjika u mund 5-2), ne duhet t’u përgjigjeshim kritikëve. Në fakt, ne nuk ishim gjithnjë më të mirët gjatë ndeshjes, por, sidoqoftë, ne krijuam shanse dhe mbaruam punë me sukses. Komplimentet e mia shkojnë për Tilemansin e ri. Ai do të bëhet futbollist i madh”.
Sfidanti.al