Hames Rodrigez bëhesh dot Ozil? 70 milion euro kushton “filmi”…

Arsenali i Londrës është marrë vesh me Realin e Madridit që futbollisti kolumbian Hames Rodrigez të bashkohet me këtë klub të Premier Ligës më fund të këtij sezoni dhe se do të paguajë 70 milionë euro që ai të vijë në “Emirati” si zëvendësues i mesfushorit Mesut Ozil që është pothuajse e sigurt se do të largohet nga “topçinjtë” londinezë për te një nga klubet turq, Gallatasaj ose Fenerbahçe.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, i njeh mirë kualitetet e Rodrigezit gjatë kohës që ai ka luajtur me klubin “mbretëror”. Gjatë dy sezoneve të kaluar ky futbollist kolumbian ka mbajtur veshur bluzën e Bajernit të Mynihut si lojtar i huazuar nga Reali, ndërkohë që klubi bavarez vendosi që të mos të blejë kontratën e tij të plotë. Kjo do të thotë se Hames Rodrguezi do të kthehet në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që Arsenali do t’i paguajë Realit 70 milionë euro për këtë mesfushor kolumbian.
Sfidanti.al