Haland zgjodhi Gjermaninë, Raiola jep shpjegimin: Paratë nuk kanë të bëjnë

Fillimisht  ‘u pa’ në drejtim të Mancester Junajtid, më pas ishte shumë pranë kalimit te Juventusit, por në fund Erling JHaland zgjodhi Bundesligën dhe Borusian e Dortmundit që I habiti të gjithë teksa bëri të ditur arritjen e akordit me sulmuesin e talentuar të Salzburgut.

Agjenti I futbollistit, Mino Raiola dha shpjegimin e tij dhe për të paktën një herë aspekti teknik dfitoi mbi atë financiar

‘Oferta e Mancester Junajtid ishte e mirë, por nuk bëhej fjalë për paratë-tha Raiola-Haland, për këtë fazë të karrierës së tij zgjodhi Borusian e Dortmundit dhe kampionatin gjerman sepse e ndjeu se nuk ishte momenti I duhur për të kaluar në Premier League. Nuk kishim asgjë kundër Mancester Junajtid ose Solskjaer. Nëse ai do të donte të shkonte në Angli, ishte detyra ima që ta coja atje, por kjo nuk ishte ajo që donte dhe nuk ka pasur asnjë zënkë. Haland është I lumtur që do të luajë me Borusian’

Sfidanti.al