Haaland sqaron: Nuk shkova te Borussia Dortmund për paratë

Erling Haaland ka fituar shumë shpejt zemrat e tifozëve të Borussia Dortmund, skuadër ku ai shkoi gjatë merkatos së muajit janar. Talenti norvegjez është një makinë e vërtetë golash, ndërkohë që transfëerimi I tij te verdhezinjtë është përfolur shumë. Kjo për faktin se norvegjezi u duk  se ishte shumë pranë kalimit të Manchester United, kur në castin e fundit Haaland zgjodhi të kalojë në Bundesligën gjermane

Kjo mjaftoi që të hidhet hipoteza se Haaland preferoi të kalojë te Dortmundi vetëm për arsye ekonomike, hipotezë që norvegjezi e hodhi poshtë menjëherë nëpërmjet një interviste për Viasport.

‘Ole Gunnar Solskjaer ishte shumë I rëndësishëm për mua, kjo është e vërtetë-tha Haaland-më ndihmoi të arrij nivelet që kam tani. Por arritëm në përfundimin se Borussia ishte opsioni më I mirë për mua. Transferimi te Manchester United u bllokua për shkak të kërkesave të mia financiare? Këtë duhet ta shpjegojë ata që e kanë thënë dhe shkruar gjëra të tilla. Do të më pëlqente të dëgjoja shpjegimet e tyre. Por unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Do të ishte për të qeshur po të konsiderohesha lakmitar, por ata që më njohin  do t’ju thonë që nuk jam I tillë’.

Sfidanti.al