Guardiola pas humbjes tregon “sekretin” e fitimit të titullit

Mançester Siti u ul në gjunjë nga Njukaselli kur humbi 2-1 , ndërsa trajneri Pep Guardiola ka detyrën e pamundur që të mbrojë titullin e kampionit të Premier Ligës. Sfida është Liverpuli që po luan gjatë këtij sezoni me një vazhdimesi mbereselënëse, pa u ndalur tek ndeshja e fundit me Leisterin, ku Salah me shokë “puthën” edhe barazimin 1-1 sepse mund te kishte shkuar edhe më keq…
Trajneri i Sitit, Pep Guardiola, është i ndërgjegjshëm se vetëm një gabim mund ta nxjerrë ekipin e tij jashtë garës për titull, kështu që ai i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të japin gjithçka nga vetja, sepse çdo rezultat negativ mund të nënkuptojë fundin e ëndrrës për mbrojtjen e titullit në konkurrimin më të fortë anglez.
“Pavarësisht, nëse luajmë para ose mbas Liverpulit, ne duhet të fitojmë. Në se jo, gjithçka do të marrë fund. Çdo ndeshje ne duhet ta konsiderojmë si finale, njëlloj si në ndeshjet e Kupave. Ne kemi ende edhe 15 ndeshje për të zhvilluar, kështu që në lojë janë ende shumë pikë dhe rrethana të ndryshme. Ne vetëm duhet të fitojmë”, vuri në dukje trajneri spanjoll i Sitit.