Guardiola nuk ka ndërmend të ‘luajë vendit’: Te Manchesteri jam mirë

Pep Guardiola duket se ka hedhur rrënjë në Manchester. Trajneri katalanas tregon se ky qytet ka fituar një vend në jetën e tij. ‘Ambicia ime e madhe gjithnjë ka qenë të provoj futbollin-tha trajneri i Manchester City-nuk dua të them se nuk ndihesha mirë në Barcelonë dhe në Mynih, është e kundërta, por ëndërroja të vija këtu, të punoja në vendin e Shakespeare, të Beatles, të Oasis, mes teatrit dhe kinemasë’

Guardiola foli hapur në një bisedë online me Rio Ferdinand për rrjetin televiziv BT.

‘Ndjeja gjithcka te Barcelona, skuadrën time. Po kështu edhe te Bayerni; nuk mund ta imagjinosh cfarë klubi, cfarë qyteti-vijoi Guardiola-është një privilegj që kam qenë atje, por këtu pas 4-5 vitesh ndihem kaq mirë. Ndihem mirë tani, por edhe sezonin e kaluar kur nuk fituam. Këtu kam miq, ndihem i mbrojtur, tifozët më duan, skuadra më ndjek, më pëlqen të punoj me të’.

Sigurisht që ka edhe aspekte negative të cilat Guardiola  i përmend duke bërë shaka

‘Urrej vjeshtën dhe dimrin, do të doja vërtet një klimë më të mirë në Angli-tha Guardiola.

Sfidanti.al