Guardiola: Një trajner nuk vlerësohet për titujt

Pep Guardiola është shfaqur në konferencën për shtyp përpara sfidës me Leeds United ku përballë do të ketë një emër të madh si Marcelo Bielsa të cilin trajneri i Manchester City pranoi se admiron më shumë në botën e futbollit

Pep Guardiola për influencën e Bielsës: Cfarë mund të them? Është ndoshta njeriu që admiroj më shumë në botën e futbollit, si trajner dhe si person në vetvete. Është trajneri me autentik. Është unik, askush nuk mund ta imitojë, është e pamundur. Teoria ime është që një trajner nuk duhet të matet me trofetë sepse unë jam shumë larg njohurive te tij edhe pse skuadra ime ka fituar më shumë tituj se ai. Është një dhuratë për Premier league, skuadrat e tij ke qejf t’I shohësh.

Pep Guardiola për Cruyff: Cruyff ka qenë ai që ka pasur më shumë ndikim në jetën time sepse kam punuar me të ditë pas dite për 4 vjet dhe ai më ndihmonte shumë kur nisa punën si trajner. Me Bielsën nuk kam kaluar cdo ditë

Pep Guardiola për ndeshjen me Leeds: Edhe Leedsi duhet të përshtatet me ne. ka shumë aspekte në cdo ndeshje për t’i kontrolluar. Krijon një lojë të bukur dhe hyn në zonë me shumë lojtarë. Është një ekip i mirë. Të gjitha skuadrat e Bielsës janë të komplikuar, besoj se jam luajtuar 3 herë ndaj Athletic Bilbaos së tij. Edhe pse nuk doja që të kishim shumë tranzicione në lojë, ai e vinte skuadrën time prapa.

Pep Guardiola për shortin e Ligës së Kampioneve: Në Champions, të gjitha ndeshjet janë të vështira, shpresoj që lojtarët tanë të mund të rekuperohen  dhe të arrijnë formën e tyre më të mirë.

Sfidanti.al