Guardiola i mbyll dyert e Man.City Jadon Sanchos

Pep Guardiola ia eliminon përfundimisht shanset Jadon Sanchos për t’u kthyer te Manchester City në rast largimi nga Borussia Dortmund. Trajneri i klubit anglez tha se nuk beson se sulmuesi do të mund të kthehet të klubi ku është formuar si  futbollist pas largimit në vitin 2017.

‘Ai vendosi të largohet, përse do të duhet të kthehet?-tha Guardiola-kur vendosi të shkojë te Dortmundi nuk e bëri me idenë për t’u kthyer këtu pas 2 vitesh. Nuk do të kishte kuptim. Nuk donte që të qëndronte këtu dhe për këtë arsye nuk dëshiron që të kthehet te ne’.

Guardiola theksoi gjithashtu se Manchester City do të duhet të përforcojë disa pozicione të skuadrës gjatë verës pas largimit të David Silvës dhe Leroy Sane: ‘Disa futbollistë duhen zëvendësuar-tha trajneri I Citizens-por nuk ka katastrofë, është pjesë e futbollit. Dua të bisedoj me drejtuesit e klubit, të fitoj pak kohë për të menduar për lojtarët që do të duhet të zëvendësojme. Do të na pëlqente që të mbanim lojtarët e dekadës së fundit, por vitet kalojnë dhe ndonjëherë do të na duhet t’I zëvendësojmë’.

Sfidanti.al