Guardiola fali golin e pare, të dytin, të kuqen, por jo..ndeshjen!

Mançester Siti arriti që të fitoi 2-3, duke e përmbysur rezultatin 2-1 në favor të Shalkes 0-4, në ndeshjen e parë të 1/8-s së finaleve të Lidhjes së Kampioneve (LK) në fushën gjermane. Siti, sikurse dihet, pësoi dy gola me penallti, ndërkohë që ekipi “qytetar”, që nga min. e 68-të, luajti më një lojtar mangët, duke qenë se Otamendi doli me karton të luq. Mbas ndeshjes trajneri i Sitit, Pep Guardiola, nuk e fshihte kënaqësinë e tij:
“Prandaj ndeshje të tilla janë të veçanta, sepse në to mund të ndodhë gjithçka. Ne ua falëm kundërshtarëve golin e parë, me penallti, ne u falëm attyre edhe golin e dytë, prapë me penallti, dhe, për më tepër, neve na nxorën një lojtar me të kuqe. Por rezultati përfundimtar ishte fantastik. Sidoqoftë, nëse ne duam që të shkojmë deri në fund, ne duhet të rregullojmë disa gjëra. Unë nuk dyshoj te karakteri i ekipit tim, por ne duhet të nxjerrim mësimet e duhura nga ajo që na ndodhi në këtë ndeshje, nëse duam të arrijmë larg”.
Sfidanti.al