Griezman mbyll polemikën me Messin: Më tha se është me mua deri në vdekje

Barcelona, padyshim nuk po përjeton një moment të lumtur. Në një klasifikim aspak të mirë dhe raporte jo të mira brenda në ambientet e klubit, është Antoine Griezmann ai që përpiqet të qartësojë cështjet që kanë të bëjnë me formën e tij dhe polemikat me Lionel Messin

‘Nuk flas me median që nga momenti i prezantimit sepse kam dashur të flas në fushën e lojës-tha Antoine Griezmann në transmetimin ‘Universi Valdano’-por tani mjaft. Ka ardhur momenti t’i bëjmë të qarta gjërat. Kam duruar disa komente për shumë kohë’.

Ditët e fundit bënë shumë zhurmë disa deklarata të agjentit të Griezmann dhe të xhaxhait të tij, të cilët nuk rezerevuan aspak fjalë të ëmbla për Messin.

‘Messi e di që kam vetëm respekt dhe admirim për të-vijoi Griezmann-nuk e shoh ish agjentin tim që nga dita e martesës sime kur nuk u paraqit. Intervistojnë atë, sepse e dinë që kush është pranë meje nuk flet. Ndërsa xhaxhai im nuk e di si janë gjërat në futboll dhe Leo e di që nuk flas kurrë. Nuk kam më as numrin e telefonit. Kur erdha këtu, pasi i thashë ‘Jo’ Barcelonës një vit më parë, Messi më tha se gabova që refuzova herën e parë, por që do të ishte gjithnjë përkrah meje, deri në vdekje. Dhe kjo është ajo që bën cdo ditë’

Më pas Griezmann foli edhe për momentin e tij jo të mirë te Barcelona.

‘Pranoj kritikat sepse nuk kam treguar ende më të mirën-tha Griezmann-por jam një shënjestër e lehtë sepse nuk flas dhe nuk i bëj njerëzve që kam përrreth të flasin. Në një vit e gjysmë këtu kam ndërruar 3 trajnerë dhe ka qenë një pandemic, duhet kohë që të përshtatesh me një klub të tillë. Dëgjoj shumë komente edhe nga disa kandidatë për president. Nuk besoj se kjo është dicka e mire nga ana e tyre të diskutojnë nëse kam qenë një blerje e mirë apo jo edhe sepse, për mua flet gjithcka kam bërë’.

Sfidanti.al