Goli ‘fantazmë’ i Panamase; Infantino apel për përdorimin e VAR në Rusi 2018

Xhani Infantino po e mendon seriozisht aplikimin e sistemit VAR në Botërorin e Rusisë. Ajo cfarë ndodhi në ndeshjen mes SHBA dhe panamasë kur kësaj të fundit iu la i rregullt një gol fantazmë duke eliminuara skuadrën amerikane,  bindi presdidentin e FIFA të bëjë një kërkesë të tillë . ‘Ka ardhur momenti që të korrigjohen disa gabime, do të gjejmë mënyrën që sistemi VAR të përdoret në Kupën e Botës të 2018-tha Infantino-Arbitrat janë qenië njerëzore dhe si të tillë bëjnë gabime, besoj se tani është e nevojshme që ata të kenë ndihmën e teknologjisë’.

Infantino ndodhej në Lion në momentin kur lëshoi këtë deklaratë, teksa kryente etapën e fundit në qytetet që do të presin botërorin e Fermrave të vitit 2019.  ‘Kur e gjithë bota e sheh një gabim të arbitrit në pak sekonda dhe ky i fuindit është i vetmi që nuk e bën  dhe kjo sepse nuk mundet, ka mënyrë për ta korrigjuar-vijoi Infantino-është e nevojshme që të bëhen hapa para. Synimi i përdorimit të sistemit VAR nuk është korrigjimi i detajeve të vogla, por i gabimeve të rënda’.

Sfidanti.al