Goditjet e dënimit, mallkim për CR7; ekzekutuesi I dytë më I dobët në historinë e Serisë A

Në karrierën e tij, Kristiano Ronaldo ka fituar gjithcka e ka thyer cdo rekord, por është një e dhënë që po e përndjek portugezin që nga momenti që është transferuar te Juventusi dhe që ka të bëjë me ekzekutimin e goditjeve të dënimit. Në karrierën e tij, Kristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola me goditje dënimi, por që nga vera e 2018 kur erdhi në Torino, Ronaldo nuk ka mundur të shënojë qoftë edhe një gol të vetëm në këtë aspekt të lojës.

Sipas statistikave që janë publikuar nga AS, Kristiano Ronaldo ka ekzekutuar 24 goditje dënimi pa e gjetur asnjëherë errugën e rrjetës; në 15 raste ai ka goditur murin, në 2 tentativa të tjera goditja e tij ka përfunduar jashtë, ndërsa në 7 raste ai është ndalur nga portieri.

Duke marrë parasysh vetëm të dhënat  për kampionatin italian, Ronaldo ka ekzekutuar 18 goditje dënimi pa gjetur golin, një statistikë që e bën portugezin ekzekutuesin e dytë më të dobët të goditjeve të dënimit në historinë e Serisë A. Më keq së ai ka bërë vetëm Kamilo Çano që sezonin e kaluar me fanelën e Frozinones dështoi në 21 tentativa.

Sfidanti.al