Gllazgou Rejnxhërs “mblidh rripat”, 50 tituj për Sëlltikun!

Nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, pasi është diçka e rëndomtë që Sëlltiku fiton titullin kampion në Skoci, gjithsesi një alarm është ngritur. Gllazgou Rejnxhërsi, rivali i madh i kryeqytetit, duhet të “zgjohet” sa më parë, pasi diferenca me klubin e “tërfilit” tashmë është zvogëluar rrezikshëm. Sëlltiku ka 50 tituj, bashkë me këtë që fitoi dje, ndërsa Rejnxhërsi ka 54. Ish-skuadra e Rudi Vatës ia doli matematikisht pas fitores 3-0 në fushën e Aberdinit.

Tashmë, bluve të trajnerit Stiven Xherrard nuk mund t’u mjaftojnë paraqitjet e mira, por prej tyre kërkohen fitore në derbi dhe në Premiership. Momenti i keq i Rejnxhërsit ishte kur falimentoi dhe u zbrit në kategorinë e katërt në 2012, dhe Sëlltiku ka fituar 8 tituj radhazi (2012-2019). Trajneri Nill Lenon u kthye në klub pas largimit të Brendon Roxhersit për tek Leisteri, ndërsa ftoi tifozët që të kënaqeshin me momentin, duke shpresuar se skuadra do të dijë të ketë më shumë sukses në Champions.

Sfidanti.al