Gjest zotërinjsh i Juventusit! A është e pastër kjo mrekulli?

Rrallë herë ndodh në futboll, aq më tepër sot, por ja që ka akoma klube zotërinjsh dhe një i tillë është edhe Juventusi. “L’Ekip” bën të ditur një histori të pazakontë që ka të bëjë me mesfushorin e talentuar 20-vjeçar të Lionit, Hamen Rafi, që gjatë javëve të fundit po zhvillon bisedime me Juventusin.

Në fakt, kontrata e Rafit me Lionin përfundoi dje, pra teknikisht nuk ekziston asnjë pengesë që ky futbollist të nënshkruajë kontratë me ndonjë klub tjetër si lojtar i lirë.

Por, megjithatë, “Zonja e vjetër” e lajmëroi Rafin se ai fillimisht duhet të nënshkruajë një kontratë të re me Olimpikun e Lionit që ky i fundit të mund ta shesë atë dhe të marrë paratë përkatëse.

Me të vërtetë, janë të rrallë klubet që mund ta bëjnë një gjë të tillë, pra mund ta marrin një futbollist të talentuar falas, por jo… duan ta blejnë!

Në fakt, Juvja e bën një gjest bujar të tillë që t’i ruajë marrëdhëniet e mira me Lionin, me të cilin ka një bashkëpunim konstruktiv prej vitesh. Kur të vijë te Juventusi, Rafi do të luajë me ekipin rezervë të Juves që drejtohet nga Andrea Pirlo dhe merr pjesë në Serinë C.

Sfidanti.al