Gjermani, nis edhe kampionati i Futbollit të femrave.

Jo vetëm Bundesliga e meshkujve, në Gjermani muaji maj është edhe ai I rikthimit të kampionatit të futbollit të femrave. Në fakt ‘Frauen Bundesliga’ do të nisë në datën 29 maj, lajm që u konfirmua nga Federata Gjermane e Futbollit pas një mbledhjeje të Këshillit të saj të kryer nëpërmjet një videokonference.

Edhe në këtë  rast kushti I nevojshëm për rifillimin e aktivitetit është zbatimi i protokollit sanitary të përcaktuar nga autoritetet kompetente dhe që është i ngjashëm me atë të kampionatit të meshkujve. Në ‘Frauen Bundesliga’,  në momentin e ndërprerjes kishin mbetur edhe 6 javë nga përfundimi dhe tani ky kampionat parashikohet të mbyllet në 28 qershor. Të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe në krye të klasifikimit është Wolfsburgu me 8 pikë më shumë se Bayerni i Mynihut në vendin e dytë.

Sfidanti.al