“Gjendje lufte” në Athinë: Tifozët e Olimpiakosit rrahin këdo që u del para?!

Nga Athina vijnë lajme se huliganët e atjeshëm janë bërë pa frena, ndërkohë që më të egrit midis tyre janë tifozët e Olimpiakosit që i shndërrojnë zonat, ku veprojnë, në vatra të vërteta lufte! Kohët e fundit, ata po veprojnë anekënd Greqisë, duke sulmuar tifozët kundërshtarë dhe duke shkatërruar tribunat e stadiumeve, ndërkohë që ky klubi athinas është i dëtyruar të paguajë shuma të mëdha për huliganizmin pa frena të tifozëve të vet.

Ditët e fundit, huliganët e klubit të lartpërmendur sulmuan “homologët” e tyre të Panathinaikosit që është rivali kryesor i Olimpiakosit. Nëpër rrugët e kryeqytetit grek u zhvilluan përleshje të ashpra, ndërkohë që policia e pati mjaft të vështirë që “’t’i qetësonte” të dyja palët.

Sfidanti.al