Geri Lineker kritikon Kristiano Ronaldon për një foto në avionin privat

Geri Lineker përdor gjithnjë rrjetin social Tëitter për të shprehur opinionin e tij jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe për cështje politike. këtë radhë, ish sulmuesi i përfaqësueses angleze dhe Barcelonës vurio në shënjestrën e kritikave të tij pikërisht Kristiano Ronaldon. Ky i fundit postoi në rrjetet sociale një foto të tijin në avionin privat teksa kthehej në Torino pas seancës së ratifikimit të akordit me Prokurorinë për evazionin fiskal në Gjykatën e Madridit.

Lineker e kritikoi Ronaldon për këtë gjest sepse ajo ndodhi pikërisht ditën që u zhduk në mënyrë misteriozre avioni me të cilin argjentinasi Emiliano Sala po udhëtonte drejt Uellsit për t’u bashkuar me Kardifin. ‘Nuk ishte dita e duhur për ta bërë këtë-ishte mesazhi i dhënë nga Lineker në drejtim të sulmuesit të Juventusit.

sfidanti.al