Georginio Wijnaldum, pranë rinovimit me Liverpool

Georginio Wijnaldum ka nisur bisedimet me drejtuesit e Liverpoolit për zgjatjen e bashkëpunimit me klubin anglez. Futbollisti holandez ka me The Reds  një kontratë që skadon në vitin 2021 dhe se fundmi ai ka deklaruar se Liverpooli është si shtëpia e tij, por kur u pyet nga portal Goal për rinovimin e tij me Liverpoolin, ai u përgjigj: ‘Të shohim’.

Por tani, sipas asaj që thekson gazetari James Pearce I The Athletic, Georginio Wijnaldum po bisedon me drejtuesit e The Reds për zgjatjen e kontratës së tij dhe se është vetëm cështje kohe që palët të nisin zyrtarisht negociatat për këtë rinovim kontrate të futbollistit.

Në këtë moment, Ëijnaldum është një element I rëndësishëm në skemat e Jurgen Klopp në mesfushë së bashku me Fabinhon dhe Henderson dhe ka shënuar 2 gola në Premier League. Jurgen Klopp ka në radhët e tij edhe Naby Keita në të njëjtin pozicion me Wijnaldum për të cilin Liverpool shpenzoi 60 milionë Euro dhe tek I cili shpresohet shumë. Pir dëmtimet e vazhdueshme të Keita, 5 të tilla që nga momenti I transferimit te Liverpool, detyrojnë klubin e The Reds që të mbajnë mesfushën me rinovimin e Wijnaldum

Sfidanti.al