Gatuzo: 18 muaj nuk kam fjetur, jam copëtuar psikikisht!

Milani, në fakt, në ndeshjen e fundit fitoi 3-2 kundër SPAL-it, por kjo fitore nuk mjaftoi që ai të kualifikohej për në Ligën e ardhshme të Kampioneve, duke qenë se Atalanta dhe Interi me fitoret e tyre dolën para klubit “rosoner” në tabelën e klasifikimit të Serisë A.

Milani në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës, por pjesëmarrja në këtë konkurrim nuk ishte objektivi kryesor i këtij klubi italian dhe më shumë kritika u bënë në adresë të trajnerit Xhenaro Gatuzo që gjatë të gjithë sezonit ka qenë nën një presion të madh.

“Unë jam krenar për ekipin tonë. Ne grumbulluam 68 pikë, megjithëse mua më dhemb se ne nuk arritëm që të kualifikohemi për në Ligën e ardhshme e Kampioneve. Ne kemi bërë gabime gjatë sezonit, por, sidoqoftë, ky ishte një vit pozitiv dhe unë kam besim tek e ardhmja. Të gjithë e dinë se Milani ka një histori të gjatë e të madhe, prandaj edhe presioni ishte i madh gjatë të gjithë kohës”, deklaroi Gatuzo, duke vënë në dukje:

“Unë kam fjetur shumë pak gjatë 18 muajve dhe jam copëtuar  psikikisht”.

Sfidanti.al