Gati sa nuk u shit për 10 milionë Moise Kinin, kurse tani vlen 50 milionë!

Sulmuesi i ri i Juventusit, Moise Kean, me të vërtetë po luan shkëlqyeshëm gjatë kohëve të fundit, duke u konsideruar nga shumëkush në Itali si një sensacion i vërtete që pritet që në të ardhmen të bëhet “forca goditëse” kryesore e përfaqësueses italiane. Sidoqoftë, duhet të vihet në dukje se Kean kishte kohë që priste “pesë minutat” e tij, madje ishte një kohë, kur atë donin që ta largonin nga klubi torinez, por tani ai e shfrytëzoi shansin që iu dha, duke treguar se për çfarë potencial të madh bëhet fjalë. Ai ka shënuar gola vendimtarë jo vetëm për Juven, por edhe për përfaqësuesen italiane.
Klubi “bardhezi” tani po bëhet gati që t’i ofrojë këtij futbollisti të talentuar me ngjyrë një kontratë shumë më të mirë, por, sidoqoftë, opsioni që ai të shitet ekziston, por tani çmimi i tij ka kërcyer në 50 milionë euro.
Dhe vetëm ta mendosh se para një viti në klubin torinez mendonin që ta shisnin atë te Feenordi holandez që ofroi atëkohë 10 milionë euro. Sezonin e kaluar, Kean luajti i huazuar te Verona, ndërsa gjatë këtij sezoni me “zonjën e vjetër” në 10 ndeshje ai ka shënuar gjashtë gola.
Sfidanti.al