Gashi kthehet nga dëmtimi, Kolorado humbet gjysmëfinalen e parë

Skuadra e Kolorado Rapids humbi me rezultatin 2:1 transfertën me Siatëll Saunders, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së “play off” të Ligës Amerikane (MSL) në futboll. Sulmuesi i Kombëtares tonë, Shkëlzen Gashi, qëndroi në fushë për plot 78 minuta për Koloradon, por pa mundur ta ndihmojë atë për të evituar humbjen.

Për vendasit shënuan: Morris në të 19’ e Lodeiro në të 61’, nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa për miqtë Doil, që në të 13’. Megjithatë. Gashi me shokë shpresojnë tek revanshi i ndeshjes së kthimit dhe rezultati është i favorshëm, për të synuar finale e Ligës. Gashi është kthyer nga dëmtimi dhe në Kolorado mendojnë se 90 minutëshi I ardhshëm do të jetë ndeshja e tij.