Gareth Bale te Tottenham, mungon vetëm firma

Gareth Bale është pranë kthimit në shtëpi; në momentin që do të kalojë vizitat mjekësore sulmuesi uellsian do të zyrtarizohet si futbollisti i ri i Tottenhamit. Bale 31 vjecar mbërriti paraditen e kësaj të premteje në Londër ku menjëherë shkoi në qendrën stërvitore të Hotspurs për të kryer edhe formalitetet e fundit të transferimit të tij me huazim nga Reali i Madridit.

I blerë në 2007 nga Southampton, Gareth Bale zhvilloi 6 sezone me fanelën e Tottenhamit përpara se të transferohej te Reali i Madridit në 2013 për vlerën rekord të asaj kohe prej 101 milionë Euro. Me fanelën e ‘Los Blancos’, Gareth Bale ka shënuar mbi 100 gola dhe ka fituar  shumë trofe mes të cilave 4 Liga Kampionesh.

‘Deri në momentin që të më thinë se është lojtar i Tottenhamit, do të vazhdoj ta shoh Bale si pjesë të Realit të Madridit-ishte komenti i kujdesshëm i trajnerit Jose Mourinho

Sfidanti.al