Gabigol, Flamengo I bën ofertën përfundimtare Interit

Që nga 1 janari, Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ është sërish  futbollist I Interit. Kontrata e huazimit me Flamengon përfundoi por klubi Brazilian ka ndërmend të blejë pëfundimisht kartonin e sulmuesit pas sezonit të jashtëzakonshëm që zhvilloi. Burime pranë presidentit të Flamengos Rodolfo Landim, konfirmojnë se kampionët e Brazilit dhe të Copa Libertadores kanë dërguar në zyrat e Interit një ofertë prej 16 milionë Eurosh për 80% të  kartonit të lojtarit.

Interi nga ana e tij për momentin nuk ka kthyer ende një përgjigje, kjo edhe për shkak të festive të fundvitit.

Përfaqësuesit e Gabigol, Zhunior Pedrozo dhe Kristiano Toreli kanë zhvilluar bisedime me drejtues të Interit të cilat rezultuan të kënaqshme edhe pse kërkesa e futbollistit për pagën e tejkalon kufirin e pagava të aplikuara nga Flamengo që është 3 millionë Euro neto në sezon

Megjithatë te Flamengo duke qenë se nuk janë të sigurt se Gabigol do të kthehet në Brazili, kanë nisur kërkimet për një alternativë të tij dhe së shpejti drejtuesit e tij do të flasin sërish me ata të Fiorentinës për Pedron. Ndërkaq, Gabigol është vënë edhe në shënjestrën e disa klubeve në Premier League mes të cilave Crystal Palace, Chelsea, Arsenal, Tottenham dhe Ëest Ham.

Sfidanti.al