Futbolli i Femrave; shpërblim rekord për lojtaret gjermane nëse shpallen kampione bote

Nëse përfaqësuesja gjermane e futbollit të femrave fiton titullin botëror në Francë, secila prej lojtareve do të shpërblehet me 75 mijë Euro, një lajm që u komunikua nga vetë Federata Gjermane e Futbollit që ka vendosur edhe një rekord pasi kjo shifër është më e larta që është dhënë për futbollistet.

Shpërblimi i akorduar për skuadrën përfaqësuese është e ndarë në këtë mënyrë; 65 mijë Euro janë për triumfin në Botëror, ndërsa 10 mijë Euro për kualifikimin në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Duke bërë një krahasim me skuadrën e meshkujve diferencat janë jo të vogla.

Kështu futbollistët e skuadrës së Joakim Lëv do të përfitonin 350 mijë Euro nëse do të fitonin botërorin e Rusisë në 2018 që më pas të gjithë e dimë si shkoi për Gjermaninë. Vetëm për kalimin në cerekfinale, futbollistët meshkuj të Gjermanisë do të përfitonin 75 mijë Euro secili

Për t’u lkualifikuar për në Lojërat Olimpike të Tokios, skuadra e femrave të Gjermanisë do të duhet të jetë mes 3 skuadrave më të mira evropiane në këtë botëror që do të nisë në 7 qershor e do të përfundojë në 7 korrik.

Gjermania është në Grupin B në fazën e parë të këtij evenimenti së bashku me Kinën, Spanjën dhe Afrikën e Jugut. Që pas triumfit të parë në 2003. shpërblimet financiare për futbollistet femra të kombëtares gjermane janë rritur vazhdimisht, por gjithsesi ato vazhdojnë të jenë shumë larg shpërblimeve që akordohet për kombëtaren e meshkujve.

sfidanti.al